Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjirokastrës, kur burrë e grua, të identifikuar si Leko dhe Afërdita Kosta janë vrarë me armë zjarri nga fqinji i tyre. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në orët e para të ditës së sotme në lagjen ‘Palorto’ të qytetit të gurtë. Nga të dhënat e para mësohet se dy viktimat kanë pasur një konflikt për bahcen me fqinjin e tyre. Policia e këtij qyteti ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur më shumë detaje.