Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme për opozitën, në kohën kur drejtohej nga Lulzi m Basha. Vangjeli tha se Basha i kishte vënë një çmim opozitës, ndonjëherë të lirë dhe ndodnjëherë më të shtrenjtë për të shitur kauza dhe opozitarizmin.
Ai u shpreh në emisionin “Opinion” se Qeveria blinte opozitën, ndërsa kjo e fundit priste që të hynte në zyrat e shtetit.
Lorenc Vangjeli: Shumë ose pak, nganjëherë shumë lirë madje kishte një çmim, i gjendej mënyra se si të blihej, se si të shiste kauza, se si të devijonte rrugë, se si të vetëvritej dhe të hidhte në erë madje dhe sistemin, sot kjo është e pamundur. A është e mundur nga ana tjetër që këta njerëz të jenë oferta për nesër?
Blendi Fevziu: Pra ti po thua që opozita sot është më solide në vetëvete në raport me atë që bën por nuk është ofertë për pjesën tjetër të publikut?
Lorenc Vangjeli: Ka një opozitë në kuptimin klasik të fjalës. Dje nuk ishte kështu. Është ca më shumë se kaq. Dje ka qenë një opozitë e cila ishte e listuar në bursën e korrupsionit shqiptar. Dhe në qoftë se ne nuk e pranojmë këtë të vërtetë atëherë kot po flasim.
Blendi Fevziu: Opozita e Bashës thua ti?
Artan Hoxha: Dhe nga kush korruptohej?
Lorenc Vangjeli: Ka qenë e kuotuar.
Artan Hoxha: Kush e blinte pra?
Lorenc Vangjeli: Qeverisja kishte çmimin dhe herë pas here e merrte dhe xhaba, është një fjalë…
Artan Hoxha: Pra po thua që qeveria blinte opozitën?
Lorenc Vangjeli: Po mor po, po. Blinte institucionin që duhet të ishte normalisht më morali në vend, dhe vetëm moral nuk kishte. E shitën kauzën e opozitarizmit duke pritur që të hynte në zyrat e shtetit. Një qeverisje që tenton të korruptojë pjesën më morale që duhet të jetë e shoqërisë.