Ori Nebiaj ka pranuar mandatin e deputetes dhe ditën e sotme raportohet të ketë firmosur formularin e pranimit të mandatit në KQZ. Ajo do të marrë vendin e ish-deputetes demokrate, Grida Duma, e cila la mandatin për t’ju future botës së televizionit.
“Unë sot e plotësova formularin dhe nesër e dorëzoj në KQZ. Mandati është detyrim për mua, edhe pse rrethanat politike s’më favorizojnë unë në parlament jam për të gjithë ata që besuan tek unë me votën e tyre”, tha Ori Nebiaj.
Grida Duma do të moderojë emisionin “Top Story” që moderonte Sokol Balla në TCH. Po ashtu edhe Ori Nebiaj që do të marrë vendin e Dumës ka qenë më herët moderator e një emisioni (PërPuthen) në të njëjtin television.
Një rrokadë e mirëfilltë ka ndodhur tashmë mes Partisë Demokratike dhe televizionit Top Channel. Kujtojmë se Nebiaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale.