Pasditen e sotme, Bashkia Shkodër, përmes rrjeteve sociale ka publikuar lajmin se Bashkia Shkodër po ndërhyn në Urën e Bunës, dhe ka cituar mes rreshtash që nuk është ndërhyrë nga institucionet përkatëse.
Për të informuar opinionin publik, ju vëmë në dijeni se angazhimet e DRTK Shkodër, lidhur me shqetësimet e qytetarëve, në rastin konkret, të problematikës së Urës së Bunës, nuk kanë qëllime politike, por janë ndjekur këto hapa.
DRTK Shkodër, ka ndjekur procedurat në hartimin e një projekti ndërhyrje restaurimi sipas procedurës të parashikur në ligjin, 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, projekt i cili është paraqitur për miratim pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Materiale: “Restaurim dhe konservim i pjesshem në objektin “Ura e Bunës mbi lumin Bunë”, me aplikues dhe zhvillues DRTK Shkodër që është miratuar përpara datës së sotme.
DRTK Shkodër, informon opinionin publik se megjithë mos tendencën për të mos ta përdorur këtë rast për konflikte politike ju paraqet një provë të thjeshtë.
LEXONI EDHE: VIDEO – Bashkia nis riparimin e urës së vjetër të Bunës, DRTK Shkodër i kërkon të marrë leje në ministri…?!
Ditën e Premte, me datë 11.11.2022, DRTK Shkodër , i është drejtuar Bashkisë Shkodër me anë të një shkrese zyrtare ku ndër të tjera shkruhet sa më poshtë:
“Referuar shqetësimit të komunitetit të qytetit mbi rrezikun permanent që paraqet sot për kalimtarët Ura e vjetër Bunës, Monument Kulture, Kategoria I, kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme në mbylljen provizore të aksesit në këtë urë.
Kjo masë paraprake do të merret për arsye të marrjes së masave nga DRTK Shkoder për ndërhyrjen emergjente në këtë aks. Periudha kohore e mbylljes së saj për kalimtarët do të shërbejë për bashkërendimin e punës për riparimin e pjesëve të dëmtuara.
Nisur nga sa më sipër DRTK Shkodër kërkon bashkëpunimin tuaj për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe ju informon se ndërhyrja do të zgjasë në një afat kohor 10 ditorë.”
Duke krahasuar akt konstatimet e ditës së Premte, datë 11.11.2022, ku janë bërë foto dhe ato të ditës së sotme, shihen qartë heqje të qëllimshme të disa segmenteve drusore të Urës, të vërtetuara këto me dokumentacion fotografik.
Bazuar në sa më sipër, institucioni i Bashkisë Shkodër, jo vetëm që nuk i dha akses institucionit përkatës, DRTK Shkodër, por e gjeti këtë si një mundësi për ta quajtur vepër të veten dhe veproj në shkelje të ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, duke u bazuar edhe në një kthim përgjigje, me shkresën e vetë këtij institucioni, datë 31.10.2022, ku na ka cituar se Ura e Bunës nuk është pjesë e inventarit të pasurive publike të Bashkisë Shkoder.
Sot, 5 ditë pas depozitimit të kërkesës sonë drejtuar Bashkisë Shkodër për ndërhyrje me qëllim restaurimin e Urës gjejmë gjatë inspektimit punonjësit e Bashkisë, në një shkelje flagrante të ligjit për ndërhyrje në pasuri kulturore. /Deklaratë e DRTK Shkodër, publikuar në Facebook/