Ndërsa Kuvendi vendosi të mos autorizojë Prokurorinë t’i heqë imunitetin për të arrestuar Saimir Tahirin,situata nëKuvend pak para votimit nuk dukeshin dhe aq të qeta. Përveç Taulant Ballës, i shqetësuar dukej edhe kryeministri Rama siç mund të shihni edhe në foto. I ulur në vendin e tij është parë të thërresë pranë vetes minsitrin e Energjetikës, Damian Gjiknurin me të cilin ka biseduar diçka. Kujtojmë që emri i këtij të fundit është përmendur nga ish-kryeministri Sali Berisha si ministri tjetër i Ramës që ka drekuar me “Habiljat”.