Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacione Elektorale, gjatë këtyre ditëve mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e ardhur, për kandidatët e propozuar apo të vetë propozuar dhe sot i kërkoi kryesisë që të mblidhej për të shqyrtuar kandidaturat.
Kryesia pasi shqyrtoi kandidaturat, mori vendim që kandidatët e mëposhtëm kanë marrë miratimin e kryesisë dhe do të garojnë për primare.
Në qarkun e Shkodrës, për bashkinë Vau Dejës janë përcaktuar dy emra si kandidatë për primaret:
Kolë Pashuk Shaben
Zef Kin Hila
Ndërsa për primaret në bashkinë Pukë, janë përcaktuar katër emra:
Astrit Agim Kuçi
Demir Qamil Hyseni
Ndue Zef Suma
Rrok Ndrec Dodaj
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacione Elektorale do të vazhdojë të jetë i mbledhur edhe në ditët në vijim për të përfunduar dokumentacionin që ka ardhur dhe kandidaturave e propozuara apo vetëpropozuara edhe në degët që mbeten.
PËR TË LEXUAR TË GJITHA KANDIDATURAT, KLIKONI KËTË LINK
Deri tani, nuk janë përcaktuar kandidaturat për Malësinë e Madhe dhe Fushë Arrëz, teksa për bashkinë e Shkodrës është zyrtarizuar si kandidaturë e vetme për primaret Bardh Spahia, kryetari aktual në detyrë.