Makinës së një biznesmejni të njohur në Lezhës, i është vënë flaka. Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Ndue Pjetrushi (Noshi), 66-vjeç, i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve dhe zjarrvënia dyshohet se është e qëllimshme. Automjeti tip Benz ndodhej i parkuar në anë të rrugës, para shtëpisë së tij në Lezhë, ku edhe u përfshi nga flakët.
Kanë qenë familjarët të cilët kanë dëgjuar një shpërthim dhe në momentin që kanë dalë nga shtëpia kanë parë mjetin që ishte përfshirë nga flakët. Mësohet se kamerat e sigurisë nuk kanë qenë në punë për shkak se 66-vjeçari i kishte dërguar për riparim vetëm pak ditë më parë, Ndue Pjetrushi nuk njihet si një person me precedent penal, ndërsa për mediat ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.
“Rreth orës 4 pa 10 kam dergjur se isha në gjumë, një shpërthim. Kam dalë në ballkon dhe kam parë makinë duke u djegur. Në moment ka lajmëruar policinë. Erdhi dhe zjarrfikësja, e fikën zjarrin dhe kaq ishte. Nuk kam asnjë konflikt me kurrkënd. Kush më njeh e dinë që nuk jam i problemeve.
Kam biznes transport nafte Shqipëri-Kosovë. Unë për vete nuk dyshoj, mund të jetë edhe e qëllimshme, dhe që ka marrë vetë. Unë nuk jam specialist, por e nxjerrë hetimi, ka një javë që nuk më kanë punuar kamerat e sigurisë, pasi e kisha dërguar që ta riparoj DVR.”, tha Pjetrushi.