Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka përkujtuar në 1- vjetorin e vdekjes profesorin Fadil Galiqi. Përmes një aktiviteti “Një jetë kushtuar dijes, arsimit, brezave” të zhvilluar në kinema “Millennium” miq, të afërm dhe ish- kolegë nderuan profesorin Galiqi.
Gëzim Galiqi, idjali i profesorit të ndjerë thotë se ndihet i vlerësuar nga organizimi i këtij eventi.
Kolegët e kujtojnë si profesionist dhe pedagog shumë të përkushtuar profesor Fadil Galiqin.
Gjatë aktivitetit u shfaq edhe një material në kujtim të profesor Fadil Galiqit i cili u nda nga jeta një vit më parë.