Qyteti i Koplikut ashtu si i gjithë territori i Qarkut të Shkodrës është përfshirë gjatë ditës së sotme nga stuhi reshjesh shiu.
Kjo situatë ka krijuar probleme në qytetin e Koplikut ku zona në qendër të qytetit është përfshirë nga përmbytje.
Kjo ka bëre që në rrjetet sociale të reagoje deputeti i PD- së Ramadan Likaj, ish- kryebashkiak i Koplikut.
PUBLIKIMI I RAMADAN LIKAJ NË FACEBOOK
I gjithë Kopliku i përmbytur! Situatë tepër kritike në Malësi të Madhe!
Shpresoj që kjo situatë të largohet pa rrezikuar jetën e asnjë qytetari dhe me dëmet sa më të vogla materiale!
Kërkoj ndërhyrje urgjente nga bashkia për zgjidhjen e kësaj situate!