Deputetja e PS- së Shkodër dhe njëkohësisht ministre për Mbështetjen e Sipërmarrjes Edona Bilali, ka inspektuar paraditen e sotme situatën e përmbytjeve në Malësi të Madhe.
E shoqëruar nga kryebashkiaku Tonin Marinaj, nënprefekti Hysen Hysaj dhe zyrtarë të tjerë, ministrja Bilali është ndalur në fshatin Kçar i Poshtëm, ku efekti i përmbytjes ishte më i dukshëm.
Kryebashkiaku Marinaj ka folur për punën e bërë deri tani në këtë zonë për përballimin e situatës, duke vlerësuar bashkëpunimin me institucionet e tjera që bashkëveprojnë në situata të tilla.
Nga ana e saj, ministrja Bilali ka vlerësuar angazhimin e strukturave të Bashkisë Malësi e madhe por edhe instancave të tjera shtetërore. Pas jetës së banorëve dhe gjësës së gjallë, prioritet është mbrojtja e pronës, ka shtuar Bilali.
Antarja e kabinetit qeveritar nuk është shfaqur aq shumë në zonat e përmbytura në Bashkinë e Shkodrës e Vau Dejësit, por sot është shfaqur në Malësi të Madhe.