Shkruan në Facebook deputetja e Shkodrës Greta Bardeli Gjoni: As besë e as fe nuk ka ai dhe ata që mbrëmë në orët e vona të natës në parlament refuzuan amendametin, i cili garantonte 2 miliardë lekë për dëmshpërblimet e përmbytjeve në Rajonin e Shkodrës dhe të Lezhës!
Qytetarët e Shkodrës dhe me tej do i mbajnë mend mirë hijenat që i rrotullohen e spërdridhen nëpër qytet ditën e diellit e bëjnë sikur ta qajnë hallin ditën e kiametit që shkaktohet padiskutim së pari nga keqqeverisja!
Faleminderit gjithë kolegëve të Partisë Demokratike, aleatëve tanë, por dhe disa nga krahu përballë që shprehen solidaritetin qoftë dhe pas kuintave, që nuk e kuptuan arsyen pse nuk u mbështet amendamenti që garantonte modestisht dëmshperblimin e të përmbyturve!
Shkodra nuk ta harron! Zoti i bekoftë shkodranët!
Foto nga votimi në orët e para të mëngjesit të amendamentit, 37 vota pro dhe 74 vota kundër!