Si çdo vit, në sheshin para bashkisë Shkodër, është zhvilluar ceremonia zyrtare e festimit të 110- vjetorit të Pavarësisë. Si zakonisht, në këtë datë bëhen bashkë, pavarësisht bindjeve politike, të gjitha autoritetet vendore e rajonale.
Fillimisht, është bërë ngritja ceremoniale e flamurit kombëtar, shoqëruar me himnin kombëtar dhe nderimin ushtarak të disa efektivëve të Forcave të Armatosura.
Më pas, kanë mbajtur përshendetjet e rastit kryebashkiaku Bardh Spahia, prefektja Majlinda Angoni dhe kryetarja e Këshillit Bashkiat Brisela Kadia. Tre oratorët kanë nënvizuar mesazhin e bashkimit që përcjell 28 nëntori.
Edhe këtë vit, si vitet e tjera, u konstatua mungesa e deputetëve të Shkodrës në këtë ceremoni, e cila mund të konsiderohet më e rëndësishmja në 365 ditët e vitit. Vetëm Greta Bardeli dhe Zeh Hila kanë qenë të pranishëm në këtë event publik.