Zbardhen emrat e 5 punonjësve të Departamentit të Administratës Publike (DAP)-it për të cilët janë lëshuar 5 urdhër-arreste në lidhje me sulmet kibernetike pas të cilave fshihet Irani.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb emrat e 5 punonjësve të IT-së në DAP. Konkretisht:
Rudina Llagami
Albi Gjeka
Altin Sallaku
Alketa Sulo
Igli Lubonja
Burimet bëjnë me dije për BalkanWeb se hackerat kanë shfrytëzuar aksesin që ka sistemi i IT-së së DAP në data baza-t që janë hackeruar. Kujtojmë se ditët e fundit hackerat kanë publikuar e-maile të kryeministrit Edi Rama, listën e punonjësve të SHISH-it apo dhe targat e makinave.