Drejtori i Njësisë së OSHEE në Lezhë Edmir Përndreca është dhunuar mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në zonen e Shënkollit dhe sipas burimeve, ai është gjetur në makinë me fraktura në disa pjesë të trupit dhe është marrë nga ambulanca dhe derguar në spitalin e Lezhës.
Pasi mori ndihmën e parë mjekësore Përndreca është dërguar drejt spitalit të Traumes në Tiranë. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Edmir Përndreca 43- vjeç, mban prej më shumë se 1 viti postin e drejtuesit të OSHEE Lezhë.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë, automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.
Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po mjerr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.