E deleguara e Kryesisë së PSHS- së në Qarkun Shkodër, Elisa Spiropali, vijon takimet në kuadër që asaj që mund të konsiderohet “fushata elektorale” e pashpallur për zgjedhjet e 14 maj 2023.
Fillimisht, ajo ka takuar këshilltarët bashkiakë të Shkodrës, në atë që Spiropali e quan “takim kordinues”. Në krah kishte deputetin Benet Beci, kandidat i pazyrtarizuar për bashkinë Shkodër dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Kadija.
“Shkodër📍Takim koordinues me anëtarët e Këshillit Bashkiak të Partisë Socialiste.💜 Shkodra, kjo kryeqendër historike e Shqipërisë, meriton me shumë. Jemi gati t’i japim projektin që meriton🙏”, shkruan në postimin e saj në Facebook Elisa Spiropali.
Më pas Spiropali ka zhvilluar një takim një Nja Rrethina, e shoqëruar nga prefektja Angoni, drejtues të PS- së dhe deputeti- kandidat i pashpallur Benet Beci. Me një postim në Facebook, Spiropali sulmon bashkinë e Shkodrës.
“Rrethina, Shkodër – Bashkimi, organizimi, vlerësimi i të gjithë atyre që kanë kontribuar në vite, si dhe afrimi i të rinjve dhe të gjithë atyre që janë lodhur nga keqqeverisja e një pushteti lokal inekzistent në këtë zonë të Shkodrës, janë premtim për një fillim të ri🤝”, shkruan Spiropali.