Eros Grezda, futbollisti shqiptar i Osijek po kalon një super formë në kampionatin kroat. Lojtari i kombëtares shqiptare ka gjetur sërish golin në ndeshjen e kupës që skuadra e tij luajti kundër Zadar. Grezda në minutën e 48-të realizoi golin e dytë në fitoren 0-4 që Osijeku mori në kupë. Grezda përveç golit të sotëm ka realizuar edhe në dy ndeshjet e fundit të kampionatit. Në barazimin 1-1 kundër Dinamos së Zagrebit dhe në fitoren 1-2 kundër Rijekës./balkanweb/