Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar (3 dhjetor), e vendosur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka qëllim promovimin e të drejtave, mirëqenien dhe dinjitetin e plotë të tyre.
Personat me aftesi te kufizuar, ne vendin tone, po perballen me uljen e trajtimit financiar nga qeveria. Mesatarisht çdo person ka nje zbritje rreth 2 mije leke te reja, ne perfitimin mujor.
Shume ankohen se jane lene jashte skemes, edhe pse kane perfituar per vite me radhe. Ne kushtet kur te gjithe qytetaret, e ne veçanti shtresat ne nevoje, po vuajne nga rritja e çmimeve, reforma e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësise në skemën e trajtimit financiar të kësaj kategorie, ka synim kursimin e fondeve te buxhetit te shtetit.
Vetem per 1 vit, 2021 krahasuar me 2020, ka nje ulje prej 7.5% te fondeve per pagesat e personave me aftesi te kufizuar, si dhe nje renie te numrit te tyre me 5700 persona. Me vleresimin e ri bio- psiko- social, mbeshtetja financiare, behet sipas kategorizimit te ri, dhe percaktohet nga komisionet multidisiplinare, te cilat akuzohen se abuzojne me statusin per PAK.
Deri në vitin 2024 synohet të ulet me 27% numri i përfituesve në skemë, të cilët nuk shfaqin aftësi të kufizuar apo shfaqin aftësi të kufizuar të lehtë dhe referohen në shërbime të tjera rehabilituese dhe integruese. Synohet të shkurtohen fondet për këtë shtresë po me 27 %, deri në vitin 2024.
Shoqata e te Verberve ka kundershtuar reformen, pasi:
-Cenon pagesat per invalidet, duke bere kategorizimin e tyre;
-Tenton eliminimin e statuseve per personat me aftesi te kufizuar;
-Cenohet pagesa e shoqeruesve ( kujdestareve);
-Behet diferencim sipas moshes, pavaresisht diagnozave te njejta;
-Cenon te drejten e arsimimit, bursat jane te kushtezuara nga arritjet akademike.
Ministria nuk publikon shifrat e atyre qe kane humbur sherbimin, per shkak te kritereve te rishikuara te reformes. Ne infrastrukturen shqiptare, eshte e pamundur, qe sherbimet te kompensojne problemet dhe sfidat me te cilat perballet kjo shtrese.
Qeveria tallet me te gjithe, e sidomos me ata qe thote se perfaqeson, shtresat me vulnerabel me te pambrojtura nga ana ekonomike dhe sociale. Buxheti i shtetit nuk shkon per mbeshtetjen financiare te personave ne nevoje, por ne investimet klienteliste te qeverise me kosto marramendese, ne kontratat PPP, te denoncuara ne SPAK. /Publikuar në Facebook nga Emilia KOLIQI, deputete e PD- së qarku Shkodër/