Demokratët e 4 nga 5 bashkitë në qarkun e Shkodrës, janë të thirrur të votojnë për kandidatin respektiv për zgjedhjet e 14 maj 2023. Procesi i votimit për primaret, raportohet se deri tani nuk ka patur probleme.
Për bashkinë Shkodër, kandidat i vetëm në garë është Bardh Spahia, kryebashkiaku aktual, të cilit nuk i doli përballë asnjë kandidat për këtë garë. Megjithatë, edhe këtu po votohet, duke i dhënë mundësinë anëtarëve të votojnë pro ose kundër kandidaturës së tij, pak a shumë si formë referendumi.
Në bashkinë Vau Dejës, pavarësisht se në garë janë dy emra, Kolë Shaben dhe deputeti Zef Hila, është e sigurtë se fitues do të rezultojë ky i dyti. Hila, i zgjedhur deputet në 25 prill 2021, ka mbajtur që nga viti 1992 deri në 2019 detyrën e kryekomunarit e kryebashkiakut në Barbullush, Bushat e Vau Dejës. Në të gjitha betejat në nivel lokal, ka rezultuar fitues, siç edhe në garën e parë për deputet një vit më parë.
Votohet për primaret edhe në Pukë e Fushë Arrëz, përkatësisht:
Pukë
Astrit Agim Kuçi
Demir Qamil Hyseni
Ndue Zef Suma
Rrok Ndrec Dodaj
Fushë Arrëz
Dedë Bajraktari
Hilë Curi
Hilë Kola
Pjetër Qafa
Nikë Deda
Nuk ka votim ditën e sotme vetëm në bashkinë Malësi e Madhe, zonë që zyrtarisht është lënë bosh për aleatët, bashkë me 4 bashki të tjera me popullësi minoritare. Votimet për primaret pritet të përfundojnë në orën 18:00. /ShkodraWeb/