Ish- presidenti kroat, Stipe Mesiç ndodhet sot në Tiranë, ndërsa është pritur në takim nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Lideri demokrat është parë me një pamje të pazakontë, me syze dielli, për të mbuluar shenjën e goditjes me 6 dhjetor.
Berisha, dy ditë pas sulmit në protestën e opozitës, priti në zyrën e tij ish-presidentin kroat, ku e informoi për zhvillimet e fundit në vend, që nga shembja e paligjshme e Prestige Resort dhe agresioni ndaj tij.
“I vendosën 70 kg tritol një hoteli shumë të bukur, vetëm e vetëm për ta poshtëruar atë në prag të samitit. mendonte se zhurma e samitit do ta shuante atë. Ai që më goditi është agjent i policisë kriminale dhe informator.”, tha Berisha për ish-presidentin, ndërkohë që kryetari i PD shfaqet me syze, për shkak të dëmtimit me grusht.