Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në zonën veriperëndimore . Zona e ulët dhe juglindja do të jetë me e qëndrueshme.
Era do të jetë me drjetim Jug me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 6/14°C
Zona e ulët 8/22°C
Zona bregdetare 12/21°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari