Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, ndaluan shtetasin:
-Danjel Pepaj, 27 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit Vilson Çutaj dhe Kelment Pepaj.
SI NDODHI NGJARJA
Danjel Pepaj i akuzuar nga kushërinjtë e tij për vjedhje kanabisi, i ka dhënë ditën e ngjarjes pas torturës 30 rrënjë kanabisi Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.
Sapo kanë dalë nga parcela e tij, Danjel Pepaj ka qëlluar dy kushërinjtë, Klement Papajn në ballë dhe nga mbrapa Vilson Çutajn në brinjë.
Të dy gjetën vdekjen. Më pas ai i ka vendosur flakën gjithë parcelës së tij dhe u largua menjëherë, teksa la trupat e pajetë të kushërinjve pak metra larg.
Në datën 3 tetor të tre kushërinjtë janë shpallur të zhdukur teksa rezultoi se ngjarja e kishte zanafillën tek konflikti për kanabisin, Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj akuzonin Danjel Pepajn se u kishte vjedhur kanabis nga parcela e tyre në zonën malore të Vrithit.
Pikërisht ata e torturuan dhunshëm Pepajn.
U desh ndihma e babait të autorit, Rrok Pepajt që çoi Policinë tek parcela e të birit afër së cilës u gjendën dhe trupat e pajetë.