Shkruan në Facebook Benet Beci, deputet i Qarkut Shkodër: Në çdo kënd të Shkodrës gjen një gjurmë, një vlerë të historisë e të kulturës, të njerëzve që kanë ruajtur jo vetëm në zemër, por dhe me fakte trashëgiminë e identitetit tonë.
Një nga këta është dhe Petrit Kullolli i cili e ka kthyer shtëpinë e tij në një muze të vërtetë ku mund të gjenden mbi 3,500 fotografi të vjetra të koleksionuara nga gazeta, revista e kartolina, të cilat ruajnë fort trashëgiminë e identitetit tonë, kulturën, arkitekturën dhe natyrën që të gjithë duhet t’i njohin.