Një 19-vjeçar nga fshati Fishtë i Lezhës ka humbur jetën, pasi është aksidentuar në punë në Itali.
Viktima është Aurel Doda, ndërsa ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Perugia.
I riu ka qenë duke punuar në sektorin e ndertimit, kur është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
I riu 19- vjeçar ishte djali i vetëm i familjes Doda dhe kishte pak muaj që kishte shkuar si emigrant në Itali.