Kanalet kulluese dhe vaditëse kanë një rëndësi të madhe dhe duhen pastruar çdo vit. Ata mbushen nga proceset depozituese natyrore, por edhe banorët shpesh herë nuk tregohen të kujdesshëm, sepse hedhin shumë mbeturina në to.
Në përqindjen më të madhe deri sot, kanalet kulluese janë ato të vjetrit, për mos te themi se disa prej tyre nuk ekzistojnë më, për shkak të mbathjes plotësisht, zevendësimit me gardhiqe e mbeturina, ose të kthyer në toka të mbjella nga fermerë të caktuar.
Eshtë e domosdoshme zhvillimi dhe përmirësimi i sistemit të kanaleve kullues në tre apo katër nivele kapacitetesh, si tretësorët, dytësorët dhe parësorët, deri dhe te emisarët e mëdhenj, si dhe mirëmbajtja e tyre e përvitshme.
Gjithashtu sistemi i kanaleve kullues, sipas përvojës së viteve të kahershëm, ndërtohet e duhet të ndërtohet në mënyrë të dyfishtë, pra sistemi i kanaleve të ujërave të larta (për kodrat dhe faqet e maleve) dhe sistemi i kanaleve të ujërave të poshtëme (për fushat).Pjesë diskutimi kjo e analizuar prej kolegut tim Prof.Dr. Trifon Ziu.
Natyrisht që pastrimi i kanaleve kulluese ka një rëndësi për këto zona që prioritet kryesor kanë vetëm bujqësinë.
Megjithatë ende mbetet shumë punë për t’u bërë përsa i përket pastrimit të kanaleve kulluese dhe mirëmbajtjes së kanaleve vaditës.
Ndërsa një pjesë janë pastruar ka ende disa zona të tjera që duhet ndërhyrë për pastrimin e kanaleve kullues.
Mospastrimi i tyre përveç përmbytjeve që rrezikohen gjatë dimrit sjell edhe një dëm të konsiderueshëm për produktet bujqesore, sepse uji në toka shkon i ndotur për shkak edhe të pranisë së mbetjeve në rastet kur kanalet nuk janë të pastruar. /Nga Ervis KRYMBI, pedagog i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër/