Përgjatë dy seancave maratonë të martën dhe të mërkurën më 13 dhe 14 dhjetor 2022, të paprecedenta në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, gjyqtari i Shkodrës, Andri Ymeri paraqiti për rreth 15 orë shpjegimet e tij për barrat e provës të kaluara në të tre kriteret e rivlerësimit, të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit, por pa i përmbyllur ato, duke ‘fituar’ pas kërkesave të shumta edhe një tjetër seancë që do të njoftohet në vijim nga trupa që po kryen vetingun e këtij subjekti.
Seancat dëgjimore për Ymerin kanë filluar më 27 maj, por janë shtyrë vazhdimisht për shkak të kërkesave për përjashtimin e anëtarëve të trupës. Të hënën më 12 dhjetor u zhvillua për gjashtë orë seanca e katërt që po ashtu dështoi të përfundonte pas kërkesave të reja të subjektit për përjashtimin e anëtareve të trupës. Megjithatë, Komisioni arriti të relatonte gjetjet e hetimit administrativ që lidheshin me mungesë burimesh dhe dyshime për pasuri të fsehura në kriterin e figurës, si dhe papërshtatshmëri për figurën dhe profesionalizmin.
Ashtu si në seancat e mëparshme, të hënën dhe të martën Ymeri u paraqit me dy përfaqësuesit e tij ligjorë, avokatin Arben Llangozi dhe avokatin Gerti Ymeri. Ky i fundit u zëvendësua në seancën e të mërkurës nga avokatja Orgesta Serani, ndërsa Llangozi nuk u paraqit, ashtu si dhe kishte njoftuar, se do të largohej për vizitë mjekësore jashtë shtetit.
Kërkesa të reja
Gjyqtari Ymeri dhe avokati Llangozi kërkuan të martën që të revokohej vendimmarrja e Komisionit për vijimin e seancave deri në përfundimin e shqyrtimit të këresave të tyre për përjashtimin e anëtareve të trupës. Por trupa e rrëzoi këtë kërkesë dhe vijoi seancën duke argumentuar se nuk do të merrej vendim nga kjo trupë deri në shqyrtimin e kërkesave për përjashtim.
Në vijim Ymeri kërkoi sërish përjashtimin e të tre anëtareve të trupës, kryesueses Pamela Qirko, relatores Genta Tafa Bongo dhe Komisioneres Firdes Shuli me argumentin se ndaj tyre kishte kryer kallëzim penal për shëpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve dhe falsifikim të formularëve, pasi nuk ishin deklaruar prej tyre të dhënat reale gjatë aplikimit për një pozicion në KPK. Ymeri pretendoi se nuk ishin deklaruar masat disiplinore ndaj Bungos dhe Shulit, ndërsa për Qrikon u pretendua se nuk kishte depozituar listën e notave që ishte një prej kritereve të aplikimit, pasi kërkohej mestare më e lartë nga vlerësimi 8.
Ata pretenduan se procesi po kryhej në shkelje të gjithë procedurave, pasi gjykimi nuk po kryhej nga një gjykatë e krijuar me ligj, për shkak se anëtaret e trupës nuk përmbushin kriteret.
Kërkesat për përjashtim u pranuan dhe u kaluan për shqyrtim në Komision, por trupa vendosi të vijojë seancën dëgjimore për të dëgjuar shpjegimet e subjektit lidhur me barrat e provës.
Figura dhe profesionalizmi
Gjyqtari Ymeri i filloi shpjegimet të martën lidhur me barrën e provës për figurën, duke e cilësuar këtë kriter si më të rëndësishmin.
Komisioni relatoi të hënën se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka depozituar fillimisht raport pozitiv për gjyqtarin Ymeri. Por pas kërkesës së KPK për përditësimin e të dhënave, ka informuar për dyshime të përfshirjes së subjektit në veprime korruptive dhe favorizim të palëve. Bazuar në këto të dhëna, DSIK ka konstatuar papërshtatshmërinë e subjektit për të vijuar detyrën.
Komisioni ka verifikuar një pjesë të dosjeve ku janë ngritur dyshime edhe në aspektin profesional. Në një rast ngrihen dyshime se Ymeri ka gjykuar një çështje ku palë ka qenë babai i një avokati me të cilin ka pasur njohje dhe miqësi. Bungo tha se në këtë rast ka dyshime për favorizim të kësaj pale.
Sipas KPK, subjekti ka gjykuar 122 çëshjtje ku palët janë përfaqësuar nga avokati L.K., për të cilin Ymeri ka shpjeguar se kanë qenë shokë shkolle.
Ymeri e kundërshtoi konstatimin e Komisionit duke pretenduar se e kishte njohur thjesht si shok shkolle, por se nuk kishin pasur miqësi. Për rreth 7 udhëtime që kishin kryer së bashku jashtë shtetit, Ymeri deklaroi se kishin qenë të rastësishme ose në shoqërinë e personave të tjerë, kur kishin shkuar bazuar në udhëtime turistike.
Ymeri këmbënguli se nuk kishte pasur favorizim të avokatit L.K. apo palëve të përfaqësuara prej tij. Për një mesazh të dërguar nga ky avokat që kishte shërbyer si bazë për shtyrjen e një séance, subjekti sqaroi se vetë teksti tregonte se nuk kishin pasur miqësi.
Ymeri theksoi se komunimi kishte qenë mjaft zyrtar dhe se avokati i kishte kërkuar mundësinë për shtyrje të seancës pasi kishte shkuar jashtë shtetin për të kryer ndërhyrje kirurgjikale të babait të tij, i ciuli dhe kishte ndërruar jetë pak kohë më vonë. Subjekti sqaroi se këtë kërkesë i’ua kishte paraqitur palëve që kishin rënë dakort për shtyrjen e seancës, pasi kishte mirëkuptuar situatën në të cilën gjendej avokati l.K..
Në vijim ai ngriti pretendim se ndërkohë që konstatohej konflikt interesi ndaj tij, ishin në konflikt vetë kryesuesja Qirko dhe ish-anëtari i trupës, Roland Ilia i përjashtuar pas kërkesës së subjektit për të njëjtën arsye.
Ymeri pretendoi se Qirko e kishte marrë në mbrojtje Ilian kur kishte deklaruar se Ilia nuk mund të kishte pasur dijeni për konfliktin e interesit që kishte me subjektin pasi ishte hetuar vetëm për kriterin e pasurisë. Sipas Ymerit, qëndrimi i Ilias ishte arimëqësor ndaj tij dhe për shkak të miqësisë që ai kishte me Qirkon, kjo e fundit gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.
Subjekti pretendoi se vendimarrjet e tij ku palët ishin përfaqësuar nga avokati L.K., konfirmonin se nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.
Ymeri dekjlarii se ndihej krenar për figurën e tij, duke sjellë në vëmendje se kishte vendosur burgime të përjetshme dhe me më shumë se 20 vjet për personat që kishin kryer vepra të rënda penale, si dhe kishte dhënë vendime për sekuestrimin e pasurive të paligjshme.
Avokati Llangozi deklaroi se Ymeri kishte bërë favorizim vetëm poër pensionistët duke u dhënë atyre të drejtë.
Ymeri iu rikthye kësaj gjetje të KPK edhe të mërkurën gjatëe shpjegimeve për profesionalizmin.
Në përfundim të shpjegimeve ai u pyet gjatë nga vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler lidhur me marrdhënien e tij me avokatin L.K.. Ymeri deklaroi se ishin njohur kur ishin student, por nuk kishin qenë në të njëjtin grup. Gjithashtu, këmbënguli se udhëtimet kishin qenë të rastësishme dhe se kur ishte takuar ndonjëherë me avokatin L.K., bisedat që ishin zhvilluar kishin qenë për tematika të përgjithshme.
Gjyqtari Ymeri kundërshtoi edhe gjetjet në kriterin profesional. Ai i mbrojti vendimarrjet e tij edhe në rastet kur ishin rrëzuar nga Apeli duke argumentuar se bëhej fjalë për intepretim ligjor të objektit të çështjeve. Sipas subjektit, Komisioni nuk mund të vlerësonte lidhur me mënyrën e intepretimit të fakteve të objektit të çështjeve, pasi ishte tagër i gjykatave.
Lidhur me dënimin minmal të një personi të akuzuar për vjedhje të impulsive të energjisë elektrike, Ymeri argumentoi se i pandehuri ishte kryefamiljar dhe i varfër dhe se do të ishte çenjerëzore nëse do ta dëbonte me masë të lartë për ta bërë shembull.
Për disa prej denoncimeve, subjekti shpjegoi se ishin trajtuar edhe prej ILD-së, që sipas tij nuk kishte gjetur probleme.
Për çështje të tjera për të cilat i ishte kaluar barrë prove për favorizim të palëve, Ymeri deklaroi se kishte qenë në pakicë duke dalë kundër dhe i kërkoi Komisionit të verifikonte vendimet që kishte dorëzuar si prova.
Lidhur me konstatimet e Komisionit për përfundimin e gjykimit të disa çështjeve në rastet kur palët kanë kërkuar pezullimin e proceseve për shkak se kanë kryer kallëzime penale për falsifikime, Ymeri i cilësoi ato si pretendime të pabazuara. Sipas tij, palët i kanë përdorur ato kallëzime për të zvarritur çështjet. Ai argumentoi se pezullimi bëhet në raste përjashtimore dhe shtoi se në ,cështjet e shqyruara prej tij nuk kishte të tilla.
Lidhur me denoncime të kryera nga disa institucione për vendimarrje të subjektit, ky i fundit aludoi se Komisioni ka mbajtur të njëjtin qëndrim si ministria që drejtohet nga motra e një prej anëtareve të trupës.
Ai kundërshtoi gjetjet për gjykim të çështjeve të parashkruara duke argumentuar se koha nuk përllogaritej nga momenti kur kishte ndodhur fakti, por kur i dëmtuari merrte dijeni mbi pasojat e pritshme.
Shpjegimet për pasurinë
Gjyqtari Ymeri i kundërshtoi të gjitha konstatimet për mungesë të burimeve financiare dhe dyshimet e ngritura nga Komisioni për fshehje pasurie. Ai pranoi gabimet në disa deklarime vjetore dhe në atë veting për pretendoi se i kishte korrigjuar në vijim me iniciativën e tij.
Lidhur me mospërputhjet e çmimit në kontratën e porosisë dhe të shitjes së një apartamenti të blerë në emër të të atit por në përdorim të tij, Ymeri shpjegoi se diferenca kishte të bënte me moskonsiderimin e sipërfaqes së përbashkët në kontratën finale. Ai pohoi se çmimi ishte 3.9 milionë lekë sa ishte përcaktuar në kontratën e porosisë.
Por konstatimin e Komisionit se dukej se kishte trajtim preferncial, subjekti deklaroi se kishte dorëzuar shtatë kontrata të tjera shitblerje për apartamente të të njëjtit pallat, që rezultonin me të njëjtin çmim për metër katror.
Ymeri deklaroi se nuk kishte asnjë indice për fshehje të kësaj pasurie. Ai tha se kishte kontribuar si gjithë anëtarët e familjes së origjinës për blerjen e apartamentit, por theksoi se ajo pronë është blerë nga i ati në cilësinë e kryefamiljarit.
“Fakti i kalimit të një kohe prej 16 vjetësj dhe moskryerja e ndonjë veprimi juridik tregon se nuk jam pronar i vetëm i këtij apartamenti. Nga ana ime nuk është bërë ndonjë shtesë në ketë pasuri, ç’ka tregon se nuk kam qenë pronari faktik. Nuk kam ushtruar pushtet juridik”, argumentoi ai dhe shtoi se fakti pse prindërit kanë pasur një apartament tjetër nuk mbështet dyshimin se është pasuri e fshehur e tij. Ymeri theksoi se e kishte deklaruar përdorimin e këtij apartamenti dhe se nuk kishte ndonjë arsye pse të ngriheshin dyshime për fshehje.
Ai kundërtshtoi konstatimin e KPK se në atë banesë nuk kishte jetuar tjetër anëtar i familjes së origjinës, duke shpjeguar se gjatë përmbytjeve të vitit 2012 prindërit ishin transferuar aty. sipas subjektit, tashmë që prindërit janë të moshuar dhe kanë shqetësime shëndetësore qëndrojnë në apartamentin ku jeton dhe ai, pasi pallati ka ashensor dhe gjenden afër institucionet shëndetësore.
Në vijim, Ymeri dha shpjegime konstatimin për mosdeklarimin e dy huave që kanë shërbyer për apartamentin. Ai pretendoi se deklarimi i paplotë nuk mund të sjelli penalizim dhe se mangësitë e deklaratës veting i kishte korrigjuar gjatë pyetësorëve. Sipas subjektit, nëse paskatësia nuk lidhet me fshehje pasurie, atëherë nuk mund të jetë penalizuese.
Ymeri solli në vëmendje vendimarrje të Komisionit dhe Kolegjit për raste të ngjashme, ku sipas tij, huatë janë pranuar si burime të ligjshme.
Subjekti argumentoi se kishte dorëzuar si prova kontratat e huamarrjeve nga babai të kryera në vitin që janë marrë.
Në vijim ai pohoi se huatë ishin shlyer Brenda vitit dhe se nuk përbënin burimin real të apartamentit. Ymneri kundërshtoi konstatimin e Komisionit për pamundësi financiare në krijimin e kësaj pasurie dhe shlyerjen e huave. Ai kërkoi që të pranohen si burime të ligjshme veç pagave të tij dhe të familjarëve, edhe të ardhurat pensioni suplemetar i babait dhe nga aktiviteti i tij si tregtar ambulant, si dhe të ardhurat e vëllait si avokat.
Ai theksoi se situata lidhur me të ardhurat e familjarëve nga aktiviteti privat ishte e ngjashme me çështjet e subjekteve të tjera që janë pranuar si burime të ligjshme nga Komisioni, ku kanë qenë pjesë e trupës edhe komisionere që po kryejnë rivlerësimin e tij. “Njohja e këtyre të ardhurave do ta vendoste proceisn në rrugën e barazisë dhe drejtesisë”, pohoi Ymeri dhe theksoi se këto të ardhura i kishte deklaruar në kohë reale.
Sipas tij, moskonsiderimi i tyre mund të cëenonte vetëm mundëisne e kthimit të huave nga babai, por jo burimet e apartamentit.
Ymeri e cilësoi të pasaktë analizën e Komisionit për blerjen e një automjeti në vitin 2016. sipas tij, nuk janë përllogaritur drejt të ardhurat e familjes së tij, konkretisht të bashkëshortes.
Subjekti kundërshtoi konstatimin se dukej se një automjet që përdorej nga bashkëshortja dhe që ishte në pronësi të vëllait, ishte pasuri e fshehur e tij. Ymeri shpjegoi se i vëllai e kishte blerë automjetin për bashkëshorten e tij pasi punonte në një fshat, por pasi ajo ishte dakordësuar me disa kolegë nuk e kishte përdorur.
Subjekti shtoi se dhe bashkëshortja e tij punonte larg dhe për këtë arsye vëllai kishte ofruar mjetin për përdorim. Në vijim ai vërejti se Komisioni nuk evidenton shkresën e institucionit të mbikqyrjes financiare ku rezulton se policia e sigurimit në vitet 2017-2019 është prerë nga vëllai dhe jo prej bashkëshortes së tij. Ymeri e cilësoi të pasaktë konsattimin e KPK për dyshimet për fshehje.
Ai këmbënguli se vëllai kishte pasur mundësi për blerjen e makinës. Sipas tij, Komisioni kishte konstatuar balancë negative pasi nuk kishte konsideruar një shumë 400 mijë lekë që i kishte dhënë të atit. Subjekti shpjegoi se vëllai jeton me prindërit dhe kërkoi që ashtu si i ishte përllogaritur si shpenzim dhënia e kësaj vlerë babait, atyre t’u konsiderohej si e ardhur.
Subjekti cilësoi të gabuar edhe përllogaritjet e Komisionit për mobilimin e apartamentit në përdorim duke pretenduar se dhoma e gjumit ishte dhuruar nga familja e bashkëshortes dhe kërkoi zbritje të vlerës së përllogaritur në analizë.
Ymeri dha shpjegime për gjithë konstatimet për të ardhurat e tij e të familjes. Ai pretendoi se kishte vërtetuar të ardhurat e përfituara nga familja e origjinës nga dhënia me qira e një sipërafqe toke; si dhe dhuratat për martesën dhe lindjen e djalit. Subjekti pretendoi se në raste të ngjashme Komisioni i kishte konsideruar sit ë ligjshme këto lloj të ardhurash.
Ai u ndal gjatë në shpjegimet e tij për burimet që kanë shërbyer për investimet në bono thesari prej vitit 2009, për të cilat Komisioni ka konstatuar pamundësi.
Ai pretendoi se bilanci negative rritdhte si pasojë e moskonsiderimit të të ardhurave të babait dhe vëllait nga aktiviteti privat, si dhe nga qiradhënia e tokës.
Komisioni ka konstatuar balancë negative të babait të subjektit për çeljen e një depozite dy ditë para se të vendosej nga Ymeri si garanci për marrjen e një kredie që ka shërbyer për investimet në bono thesari. Bazuar në këto konstatime KPK ka ngritur dyshime se depozita është pasuri e fshehur e subjektit, por ky i fundit e konsideroi të pabazuar këtë gjetje.
Ai vërejti se depozita nuk ishte përdorur për investime apo shpenzime, si dhe as për shlyerjen e kredisë. Ai këmbënguli se depozita përfaqëson të ardhurat e familjes së tij të origjinës dhe kërkoi të konsideron të gjitha të ardhurat e familjarëve.
Ymeri pranoi se kishte kryer pasaktësi në deklarime që sillnin balancë negative për një prej depozitave në bono thesari, por ai këmbënguli se pamundësia rridhte nga pasaktësia në deklarim dhe jo për shkak të mungesës së likujditeteve.
Ai kërkoi korrigjim të analizës financiare të KPK-së duke pretender se prindërit rezultonin me balancë pozitive edhe për blerjen e një apartamenti tjetër në 2004-ën.
Në përfundim të seancës të mërkurën, Komisioni e pranoi kërkesën e subjektit për të paraqitur konkluzione përfundimtare të përmbledhura dhe njoftoi se seanca e radhës do të njoftohet pas vendimarrjeve për kërkesat e depozituara nga Ymeri për përjashtimin e anëtareve të trupës.