Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 49-vjeçarit Edmond Papaj në një lokal në Tiranë, pranë banesë së vëllait të viktimës.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh. Ndërkohë mësohet se 49-vjeçari ka qenë me precedent dhe se është dënuar në Greqi për drogë.
Gjithashtu Papaj me origjinë nga Saranda, njihej edhe si biznesmen ndërtimesh në qytet.
49- vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës ku u drëgua pas ngjarjes së rëndë. Paraprakisht dyshohet se është mbajtur nën vëzhgim gjatë gjithë ditës ndërsa atentatorët e qëlluan me 9 plumba.