Ikonë e padiskutueshme dhe e papërsëritshme e skenës dhe kinematografisë shqiptare, Tinka Kurti, “Nderi i Kombit”, feston sot ditëlindjen. Aktore e vlerave të jashtëzakonshme, e të gjitha zhanreve të artit, ajo ka kaluar edhe sfida shumë të forta në jetë, siç ishte edhe humbja e djalit të saj të vetëm.
Tinka Kurti (lindur Thani; Sarajevë, 17 dhjetor 1932) është padyshim një nga aktoret më të njohura shqiptare. Puna e saj, që përfshin 60 vjet, përfshin më shumë se 50 filma artistikë dhe 150 shfaqje teatrore. Ajo është vlerësuar me medaljen Artistja e Popullit dhe “Nderi i Kombit” në Shqipëri.
U lind në Sarajevë, e bija e Dedë Kolë Thanit dhe gruas së tij hungareze, Elizabetës që aktorja në fëmijëri e quante Saveta. Është më e madhja nga katër fëmijët. Aktualisht jeton në Tiranë. Familja e saj u shpërngul në Shkodër kur ajo ishte në moshë të vogël. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re.
U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.
Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Kurti ka interpretuar edhe në kinema, në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë shiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.
Ndër vepra të tjera janë Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. Tinka Kurti ka marrë çmime të shumta, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe në ato të teatrit. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës dhe “Nderi i Kombit” po nga i njëjti institucion.
Dy kinema, një në Tiranë dhe një në Durrës mbajnë emrin e saj. Gjithashtu, emrin e Tinka Kurtit mban edhe një shkollë në fshatin Lekbibaj në Shqipëri.
Në vitin 2003, regjisori shqiptar Esat Teliti realizoi një dokumentar të titulluar thjesht “Tinka” kushtuar jetës së saj. Ajo është aktive edhe në ditët e sotme. Një nga shprehjet e saj është:
“Nuk e kam frikë plakjen e as vdekjen, por kam frikë nga plakja e trurit, dhe në qoftë se ky moment vjen në jetën time, mendoj se do të isha dy herë e vdekur. Për këtë arsye dua të vazhdoj të punoj.”.
Bota cafè 2014
Ne kerkim te kujt (2011) serial
Familjet (2009) serial
Filumena Marturano (2009) Teatër
Ne dhe Lenini (2008)
Mira – (2008)
Kosova: Desperate Search – Etjet e Kosovës (2006)
Dasma e Sakos (1998)
Nata (1998)
Zëmra e nënës (1996) – Nena
Vdekja e kalit (1992)
Unë e dua Erën (1991) – Doktoreshe Keti
Balada e Kurbinit (1990) – Nëna e Dardit
Edhe ashtu edhe kështu (1989) – Tezja e Almes
Flutura në kabinën time (1988) – Nena e Tomes
Telefoni i një mëngjesi (1987) – Nena e Neritanit
Në emër të lirisë (1987)
Hije që mbeten pas (1985) – Nena e Agronit
Besa e kuqe (1982) – Dila
Qortimet e vjeshtës (1982) – Nena e Kujtimit
Si gjithë të tjerët (1981) – Drejtoresha e shtepise se femijes
Mëngjeze të reja (1980) – Sherbyesja
Nusja (1980) – Gruaja e Dem Marecit
Gjeneral gramafoni (1978) – Nena e Halit Beratit
Vajzat me kordele të kuqe (1978) – Sinjorina Mancini
Emblema e dikurëshme – (1976) Plaka e vjetër
Çifti i lumtur (1975) – Nëna e djalit
Lumë drite (1975) – Halla
Në fillim të verës (1975) – Nena e Veres
Operacioni Zjarri (1973) – Mrica
Yjet e neteve te gjata (1972) – Nene Pashako
Guximtarët (1970) – Nëna e Ilirit
Tana (1958) – Tana
Gjallë (2009) – Gjyshja e Fatimës