E përmbyllim, muajin Dhjetor, si një bashkëpunim me Qendra Rinore ‘Atelie’, me shfaqjen e filmit dokumentar mbi Kol Idromenon i cili hulumton Shkodrën dhe figurën e tij shumëplanëshe si piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, muzikant dhe fillimtar i shfaqjeve të para kinematografike në Shqipëri, 1919.
Pas shfaqjes së këtij dokumentari do të diskutohen komponentë të planifikimit hapësinor dhe atij urban, sipas perspektivës së Idromenos, ndikimet e deritanishme në qendrat urbane me theks në zonat historike si dhe vizionin për të ardhmen.
Eventi shumë i rëndësishëm për Shkodrën por edhe më gjërë, është me 21 Dhjetor 2022, ora 13:30 në Qendra Rinore Atelie. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook DRTK Shkodër/