Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Itali, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një shqiptar i Kosovës.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në via alle Fabbriche në via Bona në Caselle Torinese.
Sipas burimeve nga mediat italiane, një makinë tip “Ford” që kishte me katër djem në bord që ktheheshin nga një festë, të gjithë banorë të qytetit, është përplasur me murin e ish-mullirit të leshit.
Shoferi Blendi Halili, 18-vjeçari italian me origjinë nga Kosova, i cili drejtonte mjetin e të atit pa lejen e drejtimit (patentë), ka mbetur i bllokuar dhe i djegur për vdekje brenda automjetit i cili ka marrë flakë. Tre të rinjtë e tjerë, dy 18-vjeçarë dhe një 17-vjeçar, arritën të dilnin të sigurtë dhe u transportuan në spitalin Ciriè në kushte jo të rënda.