Policia e Shtetit me anë të një deklarate për media a bërë të ditur se ka shkatërruar një organizatë e cila akuzohet për veprën penale shfrytëzim prostitucioni:
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2052290501723977/
Konferenca për media e Drejtorit të Policisë Vendore Tiranë, Ardi Veliu:
Strukturat e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Taksi e lirë 2”, gjatë të cilit janë arrestuar 10 shtetas, si dhe janë proceduar 3 të tjerë, të cilët ushtronin veprimtari të paligjshme, si një rrjet për “shfrytëzim prostitucioni”.
Shtetasit e arrestuar janë si më poshtë:
1. Ruzhdi Gapi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim i prostitucionit”
2. Edmond Shkalla, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë. Arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim i prostitucionit”,
3. Albina Kasa, 26 vjeç, lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë. Arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim i prostitucionit”,
4. A. Ndoja, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”
5. Jani Murati (Gëzim Kasëmi), 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”,
6. Altin Sulejmanasi, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”,
7. Elton Mimini, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”,
8. A.L., 44 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit”,
9. F.P., 32 vjeçe, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit” dhe Prodhim shitje të lëndëve narkotike.
10. D.D, 42 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me inicialet:
1. D.D., 25 vjeçe, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë,
2. L.K., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë,
3. B.C., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë
Operacioni për goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal, u finalizua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, mbas një hetimi 5 mujor me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Shtetasit e arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit dyshohen si autorë të veprave penale si: “Shfrytëzim të prostitucionit”, “Mbajtje dhe venie ne perdorim te ambjenteve për prostitucion”, “Prodhim dhe shitje të narkotikeve” si dhe “Prostitucionit”.
Në kuadër të procedimit penal viti 2017, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranës, kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion, që shkonin nga 50 deri 150 euro.
Organizatorët në këtë aktivitet – Albina Kasaj, Jani Murati (alias Gëzim Kasëmi), Ruzhdi Gapi, Edmond Shkalla, Altin Sulejmanasi dhe Elton Mimini, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, – kanë shfrytëzuar për prostitucion vajza të moshave të ndryshme, (emrat e të cilave i cituam më lart), për të ushtruar prostitucion me klientët e gjetur prej organizatorëve.
Aktiviteti kriminal lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist të shtetasve Ruzhdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi, duke bërë të mundur transportimin e vajzave, që ushtronin prostitucion, në hotele dhe ambiente që njehsohen me to, të tilla si ambienti “Hotel” pranë kryqëzimit të “Tregut elektrik”, në pronësi të shtetasit A.Ndoja.
Gjatë arrestimeve të bëra, në disa prej ambienteve është gjetur lëndë narkotike e llojit kokainë e ndarë në porcione, të cilat janë sekuestruar.
Në këtë operacion janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 2 automjete, 9 aparate telefonike, 1 dozë kokainë si dhe një shumë prej 10.000 lekësh.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, për të zbuluar lidhjet dhe shtrirjen e mundshme të këtij rrjeti kriminal.
Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Ju faleminderit!