Ka ndërruar jetë në spitalin e Trinës 17 vjeçari i cili u përplas për vdekje me makinë nga ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano. Fatkeqësisht i mituri, Eljo Hamiti nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra nga përplasja, duke përfunduar në koma gjatë kohës që ishte shtruar në spitalin e Himarës.
Mbrëmjen e djeshme u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku edhe ndërroi jetë gjatë orëve të natës.
Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme në Llogara rreth orës 17:00 ku ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano duke qarkulluar me automjetin e tij tip ‘Benz’ ka përplasur për vdekje të miturin. Për pasojë menjëherë pas ngjarjes u bë shoqërimi në komisariat i Vasil Bollanos i cili më vonë u arrestua nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.
Ish kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme përplasi për vdekje në Llogara të miturin, Elio Hamiti i cili po lëvizte në këmbë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë. 66 vjeçari, Bollano akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.