Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari është ndalur më së fundi në shprehjen e opinionit të tij lidhur me ndalimin nga qeveria aktuale e Afganistanit të frekuentimit të universiteteve nga vajzat.
Imam sytari ka qenë i qartë dhe i prerë në qendrimin e tij, duke dhënë argumenta dhe shembuj se vajza, gruaja kanë një vend të respektuar edhe përballë dijes dhe marrjes së saj.
Ai ka përmendur se rektorja e parë e universitetit të parë në botë, ka qenë pikërisht një grua myslimane. Po ashtu, ai ka sjellë shembullin e shkencëtares shkodrane Egesta Lopçi, e cila po spikat në Itali dhe më gjërë.
Në mbyllje të ligjëratës së tij, imam Sytari ka thënë se “Islami dhe errësira i kanë rrugët e ndara”, duke dënuar haptas dhe publikisht vendimin e marrë nga regjimi taleban në Afganistan.