Në mes të qytetit të Vlorës, në një pallat 8 katësh, në katin e fundit ndodhet edhe shtëpia e Dritan Zaganit, ish-shefit të antidrogës në Vlorë. Apartamenti prej 180 metër katrorë dhe me një papafingo druri, tanimë është i boshatisur sepse Zagani ndodhet në Zvicër, aty ku ka përfituar strehim politik. Apartamenti i Zaganit në Vlorë, ndodhet pak metra larg “Denis Bar”, lokali i cili është në bashkëpronësi të tre vëllezërve Habilaj.
Zagani është përfolur shumë në mediat shqiptare, sepse ai publikoi para pak vitesh informacione, që sipas tij implikonin zyrtarët e lartë të policisë dhe Ministrisë së Brendshme në trafik droge.
Nga ana tjeter, eshtë përfolur edhe për pronat e shumta në Vlore, të cilave ju shtohet edhe kjo shtepi, sipas dritare.net.
Shumë persona e kanë akuzuar ish-liderin e PD, Sali Berisha, që në këmbim të informacioneve sekrete i ka ofruar Zaganit prona në Vlorë, akuza këto që dikur janë mohuar, por ish-kryeministri Berisha në “News 24” para pak ditësh e ka pranuar që Zagani ka përfituar tokë në Orikum, që sipas tij, ishte parcelë nga ato qe ju jepen të gjithë oficerëve.
“Kjo nuk është e vërtetë, pasi ne u jepnim oficereve parcela për strehim dhe kjo nuk ka qenë vetëm për Dritan Zaganin, por për gjithë ushtrinë pa diskriminim. Nuk e kam njohur kurrë Dritan Zaganin. Atë e kam njohur për herë të parë kur u publikua në media. Nuk kam asnjë lidhje me të”- tha Berisha.
Nga ana tjetër apartamenti në Vlorë, rezulton të mos jetë i vetmi apartament i Zaganit, pasi në seancën e fundit parlaemntare, kreu i PD, Lulzim Basha nxori edhe një herë tjeter, qe Zagani posedonte në Fier.
“Dy vjet më parë, para një pallati të rrënuar në Fier, ia behën në orën 01:00 të natës, një varg me makina me xhama të errët të ardhur nga Tirana. Mbi 20 inspektorë dhe policë të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë të drejtuar nga Saimir Tahiri, hynë në një apartament të thjeshtë, në tre dhoma ku jetonin 7 shpirtra në një gjendje pothuajse të mjeruar. Ata kontrolluan shtëpinë pa asnjë dokument dhe pa asnjë lloj urdhri kontrolli, dhe pastaj morën një burrë zvarrë dhe e futën në makinë pa i thënë asgjë. Emri i burrit është Dritan Zagani.”,-tha Basha.
Por ajo që ngre pikëpyetje është, se si arriti Dritan Zagani, i cilësuar nga shumëkush, nje hero i luftes kunder korrupsionit, të siguronte edhe një apartament në mes të qytetit të Vlorës, ku çmimet sigurisht janë shumë të larta.
Si arriti Dritan Zagani të sigorojë toka dhe apartamente në Vorë, Orikum dhe Fier, edhe pse vetëm puna e lidhte me këto qytete, sepse ai është nga Tropoja? /Isa Myzyraj, dritare.net/