Policia e Shkodres i jep te drejte ish- kryeministrit Sali Berisha. Para disa diteve ne Facebook Berisha denoncoi permes “qytetarit dixhital” nje person qe ishte ne kerkim dhe i denuar per nje tentative vrasje, por qe shetiste lirshem pasi kishte te aferm nje zyrtar te rendesishem ne policine lokale. Por sot, eshte njoftuar se policia e Shkodres ka arrestuar Artan Dekovin, i cili rezulton i denuar me 8 vite burg. Lajmi ka qarkulluar nga mengjesi i sotem, por pritet qe policia e Shkodres te dal edhe me nje deklarate zyrtare per rastin ne fjale.