Gazetaret shkodrane te mediave lokale dhe korrespondente te mediave qendrore, kane zhvilluar sot nje takim me drejtorin e ri te Policise se Shkodres dr. Ervin Hodaj.
Takimi eshte zhvilluar ne mjediset e DVP Shkoder, ndersa ne fokus te tij ka qene bashkepunimi i ngushte i gazetareve dhe mediave me policine e Shkodres dhe drejtuesit e saj.
Drejtori Hodaj ka falenderuar gazetaret per punen e misionin e tyre ne sherbim te informimit te publikut por edhe ne mbeshtetje te punes se strukturave te policise ne Shkoder.
Nga ana e tyre gazetaret shkodrane kane falenderuar drejtorin Hodaj per mikpritjen, duke shprehur deshiren per te vijuar bashkepunimin e konsoliduar tashme ne interes te Shkodres dhe qytetareve te saj.