Vajza që shihni në foto është Erisa Fero, punonjëse e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH), e cila u arrestua pasi në automjetin e saj u gjetën 58 kg hashash. Fero duket se është frekuentuese e rregullt e jetës së natës ndërsa ka shpërndarë video në Tik-tok, ku shijon këngën e Aurela Gaçes.
“U tërbofsh, se na tërbove”, shkruan në etiketimin e videos 28-vjeçarja, e cila duket se po e shijon shumë ritmin e muzikës.
Sipas informacioneve që publikoi sot BalkanWeb droga ka qenë në automjetin e 28-vjeçares ndërsa dy personat e tjerë monitoronin rrugën, konkretisht 17-vjeçari me iniciale M.K., si dhe Likë Basha 30 vjeç.
Kjo e fundit ka udhëtuar nga Tirana me destinacion Qafë-Thanën, për të dorëzuar më pas drogën Likë Bashës për të transportuar më pas drejt Maqedonisë. Në këtë rrjet trafiku dyshohet se janë bashkëpunëtorë edhe dy persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim. Ata dyshohet se janë porositësit e drogës.