Tani është zyrtare, Kristiano Ronaldo është një futbollist i klubit Al Nassr në Arabinë Saudite.
Firma e cila u përfol se do të hidhej ditën e sotme është bërë realitet në darkë me futbollistin portugez i cili ka nënshkruar dhe është prezantuar nga arabët në faqen zyrtare.
Al Nassr është një nga klubet më të suksesshme në Arabinë Saudite, duke u kurorëzuar nëntë herë fitues i ligës më të mirë të vendit, me triumfin e tyre më të fundit në vitin 2019.
Si në vitin 2020 ashtu edhe në vitin 2021, ekipi fitoi Superkupën e Arabisë Saudite dhe aktualisht drejtohen nga francezi Rudi Garsia, i cili më parë ka drejtuar Romën, Marsejën dhe Lionin.