Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë mbërritur në shtëpinë e ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri për të bërë kontroll.
Kontrolli vjen një ditë pasi parlamenti me shumicë votash vendosi të mos i heq imunitetin e deputetit Saimir Tahirit, por ndërkohë që kjo nuk pengon organin e prokurorisë që të kërkojë kontroll të banesës së deputetit, emri i të cilit është lakuar në biseda mes trafikantësh të lëndëve narkotike.
Ndërkohe qe raportohet se katër oficerët janë ngjitur në banesën e Tahirit i cili ka qenë i shoqëruar edhe nga avokati i tij.