Viti 2023 do të niste nisur me një lajm të hidhur për futbollin shkodran. Si sotë një vit më parë, do të ndahej nga jeta në mënyrë të parakohshme një nga tifozët e zjarrtë të Vllaznisë, Edmond Spathari.
Ai ishte i sëmurë prej kohësh dhe si rrjedhojë nuk mundi t’i rezistonte më sëmundjes. Sot. një vit nga ndarja nga jeta, Vllaznit Ultras e kujtojnë Mondin me një postim në rrjetet sociale.
“Legjendat nuk harrohen”, shkruhet në publikimin e tyre, të shoqëruar me një fotokolazh me foto të Edmond Spatharit. Mondi ne fakt ka qenë një nga tifozet që si pakkush tjetër nuk ka munguar në asnjë stadium të Shqipërisë për të mbështetur Vllazninë. E ka bërë këtë gje deri pak ditë se të ndërronte jetë një vit më parë, si për të thënë se jeta e tij nuk kishte kuptim pa skuadren e tij të zemrës.
Skuadër për të cilën ka shpenzuar jo pak edhe nga ana financiare sepse udhetimet e shumta në çdo cep të Shqipërisë dhe flamujt e shumtë që ka bërë për t’i shpalosur në stadium, i kanë kushtuar jo pak.
Mondi iku i ri, vetëm 55 vjeç dhe padyshim që keqardhja është e madhe. Ai ka qenë në stadium edhe kur Vllaznia luante në kategorinë e parë sepse nuk dëshironte për asnjë moment ta braktiste atë. Ajo që mund të themi, edhe në këtë përvjetor të parë të ndarjes nga jeta, është se Mondi do t’i mungojë shumë stadiumeve tona. I përjetshëm qoftë kujtim yt tifozi i veçantë i Vllaznisë! falenderim për Vllaznit Ultras që nuk e harrojnë Mondin!