Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasit Edmond Papa, nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar Albano Velo, është djali i një punonjësi Policie.
Menjëherë pas ndalimit të shtetasit Alban Velo, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.
Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.