Ditëlindjen përgjithësisht janë festa të ngushta personale ose familjare. Por ka raste kur ato i kalojnë këto caqe. Kjo nodh për persona të njohur ose kontribute publike. I tillë është edhe rasti i Dr. Semiha Pirani Dragovi.
Ka qenë vetë ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka uruar publikisht për ditëlindje një mjeke shumë të njohur në Shkodër, e vlerësuar nga kolegë e pacientë. Në një publikim në rrjete sociale, Manastirliu shkruan:
“Dr. Semiha Pirani Dragovi ose Dr. Semi siç e thërrasin të gjithë, me një kontribut mbi 30- vjeçar në Shërbimin e Kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, sot feston ditëlindjen.
Dr. Semi gëzon respekt dhe vlerësim nga të gjithë kolegët dhe pacientët e shumtë të cilëve ju ka shërbyer ndër vite. Gëzuar!”.
Edhe 100 doktoreshë Semi, jetë të gjatë dhe në përkushtim të misionit tuaj human!