31 shqiptar janë riatdhesuar mbrëmjen e djeshme në aeroportin “Nënë Tereza” nga Franca dhe Belgjika pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Schengen.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të plotësojnë kriteret e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Europian.
Edhe një herë Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos aplikojnë për azil, pasi asnjë kërkesë qoftë politike apo ekonomike nuk pranohet sipas tyre.
Policia e Shtetit shqiptar ka marrë të gjitha masat në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar për të forcuar, mbikqyrur dhe parandaluar tentativat për azil, duke vënë përpara ligjit shkelësit.