Ndërron jetë në spitalin e QSUT Enver Sheshi, i cili ishte një nga të arrestuarit për aferën e inceneratorëve. Mësohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arresti kardiak.
Mes të tjerash raportohet se Sheshi, administratori i kompanisë ‘Leli-17’sh.p.k është ndjerë keq gjatë qëndrimit të tij në burgun 313 atje ku qëndron prej disa kohës, ndërsa ishte dërguar me urgjencë në QSUT.
Por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ka ndërruar jetë në urgjencë. Kujtojmë se kompania e Sheshit akuzohet se merrte pagesa fiktive për inceneratorin e Fierit. Aktualisht policia po vijon dokumentimin e plotë të ngjarjes.