Ky që shikoni në fotografi është “Tony”, shqiptari që lufton vullnetarisht kundër pushtuesve rusë në Ukrainë. Ai është pjesë e Batalionit 131, së bashku me ushtarin e njohur britanik Macer Gifford.
Ky i fundit ka vendosur ta përshëndesë publikisht në rrjetet sociale, duke e vlerësuar me fjalë të mëdha.
“Respekte për shokun tim të luftës dhe heroin tonë shqiptar, Toni. Ai është një ushtar i fortë dhe kompetent, i gatshëm të bëjë gjithçka për të përmbushur misionin e tij.
Unë kurrë nuk kam parë frikë në sytë e këtij njeriu. Ai është absolutisht lloji i personit që dëshironi pranë jush në një betejë! Legjendë”, shkruan Gifford.