Ish- drejtorja e kabinetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, Alda Klosi duket se i janë bërë shumë dhurata. Sidomos nga familja e saj. Zyrtares së shtetit Alda Klosi që pastruesja i vodhi 120 mijë euro në banesë, në tetor 2021 i dhuruan dy apartamente në Shëngjin. Mësohet se Alda Klosi, e cila shkoi vetë dhe denoncoi grabitjen e bërë nga Rozeta Dobi, është pronarë dhe bashkëpronare e 7 paspasurive të palujtshme dhe e një makine.
Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe dhe 42 m2. Nga të dhënat e siguruara, është bërë pronare e pasurive në tetor 2021 me kontratë dhurimi. Nuk dihet se kush dhe në çfarë rrethanash dy apartamentet i janë dhuruar Klosit dhe se kush është personi që ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të tillë.
Alda Klosi është bashkëpronare me Altin Klosin, të vëllanë e saj, me të cinin ka një apartamenti 72 m2 në Tiranë si dhe i një tjetër apartamenti 47 m2 në Tiranë. Ish zyrtarja e shteti është gjithashtu bashkëpronare e një tjetër apartament në Tiranë me sipërfaqe 50 m2. Gjithashtu, Klosi është bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2. Për të mbyllur, ka në pronësi edhe një makinë të tipit Toyota RAV4, e vitit 2013.
Mbetet për t’u parë nëse Alda Klosi i ka deklaruar paratë që mbante në banesë dhe bizhuteritë pranë ILDKPKI si subjekt i deklarimit të pasurive, si dhe pasuritë e paluajtshme në Shëngjin dhe Tiranë. Dosja.al ka bërë një kërkesë zyrtare për informacion pranë institucionit për të mësuar më shumë detaje, por ende nuk ka një përgjigje lidhur me rastin në fjalë.