Gjeton e caktojnë mësues në një fshat të thellë të Dukagjinit. Megjithë veshtirësitë, Gjeto i apasionuar në mësimdhënie, fillon detyrën. Te nxënësit e tij mesuesit i bie në sy një femije që sapo i kishte mbushur 6 vjetët e dallohej për inteligjencën mbi femijët e tjerë. Shpesh i afrohej mësuesit dhe i kërkonte që ta pyeste në shumëzimin e numrave me dy e tre shifra.
Mësuesi e pa që kishte të bënte me një femijë gjeni në matematikë. Kur mësuesi i jepte të shumezonte numra me dy apo tre shifra, përgjigja nga fëmija ishte shumë e shpejtë e shumë e saktë. Mësuesi filloi të shkruaj te gazeta “Pioneri” e gazeta “Mësuesi” “Njihuni me Nikën”. Kryeredaktor i gazetës “Mësuesi” ishte profesor Bedri Dede, i cili e botoi artikullin e shkruar nga mësuesi.
Gazeta “Mësuesi” i bie në dorë shokut Ramiz Alia. Shoku Ramiz thërret profesor Bedri Deden, ku e urdhëron që të shkojë bashkë me dy- tre profesorë për të verifikuar nëse ishte e vërtetë që mësuesi kishte zbuluar një gjeni. Ekipi niset për në fshatin e largët. Me të arritur në qendrën e fshatit, lajmërojnë mësuesin që bashkë me vocrrakun, të shkojnë në qendër.
Profesorët filluan të testojnë femijën dhe panë që ai ishte gjeni ishte më shumë se sa shkruante mësues Gjeto. Me të mbërritur në Tiranë, ekipi vë në dijeni shokun Ramiz se kishin të bëjnë me një gjeni. Shoku Ramiz bën me dije shokun Enver Hhoxha. Shoku Ramiz i thotë profesor Bedri Dedes që në orën 10 të jenë te Komiteti Qendror se i pret shoku Enver.
Në orën 10 mësuesi më femijen gjeni e profesor Bedri Deden, paraqiten te shoku Ramiz Alia, i cili njofton shokun Enver se mësuesi e fëmija gjeni janë prezent. Shoku Ramiz, profesor Dede, mësuesi me Nikën e vogël, në zyrën e diktatorit, i cili i jep disa porosi mësuesit që të kishte një kujdes të veçantë për Nikën.
Kur po afronte fundi i takimit, shoku Enver i drejtohet me një pyetje mësuesit që shtangu të pranishmmit: Ki fëmiu i din emrat e anëtarëve të Biros?Mësuesi shtangu, ndërhyri menjëherë profesor Bedri Dede, i cili iu përgjigj se fëmija ende nuk ka filluar shkollën se për shkak të dimrit të ashpër, bëjnë shkollën verore. Mësuesit i kishin hyrë të dridhurat, kishte një parandjenjë se diçka do ti ndodhte.
Sigurimi filloi të gërmojë për të gjetur se kush ishte ky mësues që nuk i ka mësuar fëmijes emrat e antarve të Byrosë. Pas gjashtë muaj kërkimi, Sigurimi zbuloi se mësuesi ishte jo i denjë për të mësuar fëmijët mbasi kishte biografi të keqe. Mësuesin e pushojnë nga puna e në krye të vitit, e arrestojnë me akuzën agjitacion e propogandë, e dënojnë me 7 vjet burg. E dënuan me “flet të bardhë”, nuk pranoi akuzën.
E nisin për në burgun e Spaçit Gjeton ndërsa familjen ia internojnë në një fshat të Pukës. Nga burgu i Spaçit nisin disa të burgosur drejt burgut të Ballshit, ndër këta të burgosur që do shkojnë në burgun e Ballshit, ishte dhe Gjeto. Në burgun e Ballshit ishin tre kapanone, thotë Gjeto. Dy ishin me njerëz të sëmurë, të gjymtuar nga miniera në Spaç. Të dy kapanonet ishin plot, në kapanonin tjetër ishin revizionistët.
Më futën në kapanonin me revizionistët. Aty ishin ish- ministra, zv.ministra, gjeneral, ambasador, më i vogli isha unë, mësues. Burgu i Ballshit ishte shumë i rëndë, ushqimi ishte mizerje po mos të ndihmonte familja, mbaroje. Ajo që më bënte përshtypje në kapanonin ku unë rrija me revizionistët, të gjithë lexonin veprat e shokut Enver.
Një ditë, thotë Gjeto, po shëtisja në oborrin e burgut me kushëririn Ded Gjon Markagjonin. Erdhi ora me shku në kapanon me marrë drekën. Kur afrohem me hy në kapanon me marrë gavetën, te dera qëndronte Dashor Mamaqi, i cili kur u afrova më thotë: Gjeto mos rri m atë! Pse, i them? Sepse ai është armik. Po ne të gjithë armiq jemi këtu, pastaj Deda është dënuar 10 vjet, ti je dënuar 20 vjet, kush është më armik?
Kur hyra brenda pothuajse të gjithë kishin në dorë veprat e Enver Hoxhës duke i lexuar. Ndërsa Dashnor Mamaqi, i shkruante letër diktatorit ku i kërkonte që në burgun e Ballshit të zbatohej lufta e klasave, se ne nuk jemi njëlloj me ballistët. Ndërsa M. Ziçishti u lexonte gjithë kënaqësi veprat e diktatorit dhe i tërhiqte vërejtje ndonjërit që nuk i dukej se e ndiqte me vëmendje.
Tani këta ishin të gjithe të dënuar me nga 20- 25 vjet burg, thyer dhëmbët nëpër hetuesira dhe kërkonin që të zbatohej lufta e klasava, mos rri me atë se është armik! Kjo tregon, sipas arsyetimit tim, se këta nuk kan qenë kundra Enver Hoxhës por ka qenë Enver Hoxha kundra tyre. Këta rrinin në radhë për të futur kokën në gijotinë nga Enver Hoxha e disa të tjerë, u kalbën në burgje, iu shkatërroi familjen e prapë, megjithëse në ferr, diktatori ishte frymëzimi i tyre. Kur unë e pyeta, po të gjithë ishin me këto koncepte? Jo, dallohej Edip Ohri, Anton Sheta, Vasil Kai ishin njerëz serioz. Si shpjegohet kjo? Të shkatërron jetën e ti thuash mirë ma ka bërë! Këta ishin të quajturit revizionistë! /Nga Simon MIRAKAJ, publikuar në Facebook/