Katër oficerë të policisë gjyqësore kthyen përmbys mesditën e sotme shtëpinë e ish-ministrit Saimir Tahiri, pas autorizimit që i dha dje Kuvendi. Ndërsa Tahiri është parë në ballkonin e banesës së tij, duke pirë cigare, gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala tregon disa detaje të pazbuluara më parë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24.
Sipas saj, oficerët që kontrolluan për rreth dy orë shtëpinë e tij, në prani të avokatit Maks Haxhia, nuk i kanë sekuestruar as telefonin personal dhe as ndonjë laptop të përdorur prej ish-ministrit.
“Kontrolli ka zgjatur rreth dy orë. Me aq të dhëna sa kam unë nga Prokuroria, oficerët nuk kanë sekuestruar celularët, por as laptop e as ndonjë kompjuter të ministrit siç flitet”,- sqaroi Lala.