Botuesi i “Koha Jonë”, Nikollë Lesi, i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se çështja “Tahiri” i ka shkaktuar kryeministrit Rama energjitë e 4 viteve të ardhshme në timonin qeverisës.
“Kostoja që mund t’i kushtonte Ramës 4 vite qeverisje, i ka kushtuar në 10 ditë çështja “Tahiri”. Energjitë i kanë mbaruar politikisht.
Gjykata vendos nëse është i fajshëm apo i pafajshëm. Si mundet që kryeministri bëri një gabim; edhe e mbrojti, edhe e përjashtoi nga funksionet politike? Ç’të duhet tesera kur ke dalë nga vatha?
Ose kryeministri ka informacione dhe mendon se mund të dalin më vonë, dhe e përjashtoi de facto, ose solli numrin dy pas vetes në PS që do të vijë më vonë. Pra, edhe luftë brenda lobeve në PS”, tha Lesi.