Shqipëria u lëkund mbrëmjen e djeshme nga një tërmet i fortë, i cili ka shkaktuar shqetësime te qytetarët, kryesisht në veri dhe në Tiranë.
Tërmeti u ndje në 4 shtete, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe Mal të Zi.
Gjatë natës numërohen të paktën dhe 8 pasgoditje të tjera me magnitudë 2 ose pak mbi 2 që kanë ndodhur në territorin shqiptar.
Ajo që vihet re është se epiqendrat e lëkundjeve nuk janë vetëm në veri, por edhe në Bilisht apo Konispol.