Padyshim ishte i bujshëm kalimi i Agron Çelës nga Partia e Lirisë te Partia Socialiste, lëvizje që vjen kjo pak para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
LSA ka publikuar fotot ku shihet se Agron Çela është ulur në ulëset e Partisë Socialiste, bashkë me kolegët e tij, mes tyre Paulin Stërkaj apo dhe Denis Deliu.
Kujtojmë se pak ditë më parë Çela pati edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.